Autoritetet greke zbuluan dhe sekestruan 1.2 ton mariuanë në një zonë bregdetare në Peloponez. Dy persona ranë në pranga, por identiteti i tyre nuk eshte bere i ditur.
Mediat greke shkruajnë se lënda narkotike dyshohet te jete transportuar me skaf nga Shqiperia 2 ditë më parë.
Trafikantet kishin bere ne plan zbarkimin e droges në brigjet e Lakonias, me qëllim për transportimin e saj në zona te ndryshme të greqise.
Fqinji yne jugor është destinacioni i dytë pas italisë, që trafikantët përdorin për të derguar sasi të mëdha droge, duke përdorur brezin e kufirit të gjelbër si dhe ujerat detare.
Advertisement