
Presidenti i SHBA Donald Trump nuk është më rrezik për transmetimin e koronavirusit tek të tjerët. Deklarata vjen nga mjeku i presidentit, Shon Konley.
Menjëherë pas këtij lajmi, Trump zhvilloi aktivitetin e tij të parë që pas infektimit nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë.
Ai u shfaq me maskë, por e hoqi atë para se të fliste, dhe tha se ishte shumë mirë
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA“Unë ndihem shumë mirë, nuk e di si ndiheni ju? Më lejoni t’ju falenderoj që u lutët për mua. Unë dua që ju të dini që kombi ynë do të mposhtë këtë virus të tmerrshëm të Kinës. Ne po prodhojmë vaksina të fuqishme për të shëruar të sëmurët, dhe shumë shpejt do ta shpërndajmë në të gjithë Amerikën. Kompanitë tona po avancojnë në mënyrë shumë të shpejtë”
Trump sulmoi edhe demokratët duke thënë se fushata e Joe Biden do ta çojë vendin përtej socializmit dhe ai u betua se nuk do ta lejojë një gjë të tillë.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBAAdvertisement“Demokratët janë një program dhe platformë socialiste – dhe me të vërtetë është më shumë se socialiste. Nuk është vetëm socialist; është përtej socializmit. Ne po fillojmë tubimet tona, sepse nuk mund të lejojmë që vendi ynë të bëhet një komb socialist. Amerikanët me ngjyrë dhe ata latinë po e refuzojnë të majtën radikale, dhe ata po na mbështesin ne, punën tonë. Ne duam rend dhe ligj. I përgjumuri Joe Biden i ka tradhtuar amerikanët me ngjyrë dhe latino-amerikanët. Nëse mendoni se ai mund ta drejtojë këtë vend – gaboheni!”
Nga ana tjetër, Biden i cili ndodhej në një aktivitet në Pensilvani, akuzoi presidentin se ai po mbron vetëm interesat e të pasurve dhe miliarderëve, dhe jo të amerikanëve në një kohë që vendi po përballet ashpër me dëmet që ka shkaktuar pandemia.
AdvertisementJOE BIDEN
KANDIDAT PER PRESIDENT
“Presidenca Trump do të jetë presidenca e parë në historinë moderne Amerikane që do të lërë zyrën me më pak punë që prej fillimit. Dhe Presidenti Trump po na lë një recesion, ku ata në krye vazhdojnë të rriten, ndërsa të gjithë në mes dhe më poshtë po shohin që gjërat po përkeqësohen. Kjo do të thotë që ndërsa 100 miliarderët më të mirë në Amerikë kanë bërë mjaft mire. Kjo sepse Presidenti Trump e sheh botën vetëm nga Avenju Park. Unë e shoh botën nga Skrenton. Nga Erie. Unë nuk pres që Trump të kuptojë problemet tona”
Por ndërsa fushata presidenciale ka rinisur për të kompensuar kohën e humbur, nga zyra ovale kanë bërë të ditur se Trump do të udhëtojë drejt Floridas, i pari jashtë Uashingtonit që kur ai u diagnostikua me koronavirus.
The post “Do ta mposhtim kinavirusin”/ Trump: Biden do ta çojë SHBA përtej socializmit appeared first on Vizion Plus.