![“Facebook” fshin deklaratën e Trump](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2020/09/Donald_Trump_AP_Picture-300x150.jpg)
Facebook ka censuruar presidentin amerikan pasi në një postim në rrjetin social ka shkruar se virusi COVID-19 është më pak vdekjeprurës se gripi sezonal.
Zëdhënësi i “Facebook” konfirmoi se kompania e largoi postimin pasi është cilësuar keqinformues.
Presidenti Trump, postoi të njëjtin mesazh edhe në “Twitter” por kompania i ka bashkȅngjitur një mesazh duke thënë se ai shkel rregullin për përhapjen e informacionit mashtrues në lidhje me COVID-19.
Në muajin gusht, “Facebook” dhe “Twitter” hoqën një tjetër postim të presidentit Rrump për pretendime të rreme rreth COVID-19. Postimi përmbante një video të presidentit gjatë një interviste në “FoxNews” në të cilën ai thoshte se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.
The post “Facebook” fshin deklaratën e Trump appeared first on Vizion Plus.