Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në Qeveri i dërgoi propozim-masat e reja dhe të njëjtat do të shqyrtohen në mbledhjen qeveritare në ora 18:00.
Propozimet e komisionit janë: të ndalohen të performojnë këngëtarët dhe DJ në objektet hotelerike, të respektohet koha e punës të bareve, kafeneve dhe restoranteve, të kufizohet zëri deri në 55 decibel, të zvogëlohet numri i personave brenda një hapësire dhe të zvogëlohet numri i personave që qëndrojnë në një tavolinë, përkatësisht nga 12 persona të mund të lejohen vetëm 4 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri Filipçe tha se këto janë disa nga propozimet e komisionit dhe se kemi rritje të numrit te të gjithë moshat mbi 20 vjet.
“Deri në 50 për qind e të infektuarve të rinj janë të moshës prej 20 deri 40 vjet”, tha Filipçe./Telegrafi/
The post Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozon masa shtesë për kufizime, Qeveria e Maqedonisë do të vendos sonte appeared first on Telegrafi.