
Në hyrje të një dyqani, një klient refuzoi t’i matej temperatura, siç kërkohet nga rregulloret antiCOVID. Kjo çoi në një grindje me rojën e sigurisë, ku u përdorën edhe thika, edhe shkopi i një besjbolli.
Ngjarja ndodhi në Bari dhe sherri u ndalua nga policët, të njoftuar nga pronari i dyqanit dhe klientët e tjerë.
Advertisement
Dy protagonistët, klienti 60 vjeç dhe roja 30 vjeç, u proceduan për sherrin e ndodhur dhe mbajtjen e armëve të ftohta. Oficerët sekuestruan shkopin e bejsbollit, por thika nuk është gjetur ende.
The post Klienti refuzon t’i matet temperatura nga roja, plas sherri me thikë e shkop appeared first on Vizion Plus.
Advertisement