Prodhimi industrial në muajin gusht të këtij viti krahasuar me gushtin e vitit të kaluar shënoi rënie prej 9,1 për qind, ndërsa në periudhën janar-gusht të vitit 2020, krahasuar me janar-gusht të vitit 2019, ulje prej 13,2 për qind, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave të publikuara, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në muajin gusht të vitit 2020, krahasuar me muajin gusht të vitit 2019, shënoi rënie prej 8,9 për qind, në sektorin e industrisë prodhuese u zvogëlua prej 8,1 për qind, ndërsa në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionim të ajrit shënuan rënie prej 12,3 për qind.
Rënia në sektorin e industrisë e përpunimit, sipas ESHS-së, është kryesisht për shkak të prodhimit të zvogëluar të produkteve ushqimore, pijeve, tekstileve, veshjeve, prodhimit të produkteve të gomës dhe plastikës, produkteve të tjera minerale jo metalike, metaleve, produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve, prodhimi i pajisjeve elektrike, makinerive dhe pajisjeve, që nuk janë specifikuar ose përfshirë diku tjetër dhe prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove.
Sipas grupeve kryesore të industrisë, prodhimtaria në muajin gusht të vitit 2020, krahasuar me muajin gusht të vitit 2019, shënoi rënie tek energjia për 18 për qind, mallra të ndërmjetëm, përveç energjisë me 1,2 për qind, mallra kapitale për 12,4 për qind, mallra të qëndrueshëm të konsumit për 45,1 për qind dhe mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm për 4,1 për qind.
The post Maqedoni: Prodhimi industrial në muajin gusht me rënie prej 9.1 për qind appeared first on Telegrafi.