Marrëveshja Vatikan-Kinë/ Papa Françesku refuzon të takojë Sekretarin e SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marrëveshja Vatikan-Kinë/ Papa Françesku refuzon të takojë Sekretarin e SHBA

Diplomati i lartë amerikan kohët e fundit ka qenë një nga kritikët për marrëdhëniet e Vatikanit me Kinën, te cilët do të vendosin nëse do të rinovojnë ose jo një marrëveshje për emërimin e peshkopëve.

Megjithatë, Pompeo ka argumentuar që Vatikani nuk duhet të rinovojë ndonjë marrëveshje të tillë me Kinën, duke theksuar përndjekjen fetare të kryer nga qeveria e Xi Jinping.

Sekretari i Shtetit shkroi në një artikull për revistën First Things këtë muaj: “Situata e të drejtave të njeriut në Kinë është përkeqësuar rëndë nën sundimin autokratik të Xi Jinping, veçanërisht për besimtarët fetarë.”

Pompeo pritej të takohej me Papa Françeskun për të diskutuar çdo rinovim të marrëveshjes së Vatikanit me Kinën këtë muaj.

Advertisement

Papa tani ka refuzuar të takohet me diplomatin. Megjithëse zyra e tij deklaroi se arsyeja ishte për shkak të shqetësimeve që kishin të bënin me paanësinë rreth zgjedhjeve të ardhshme në SHBA.

The post Marrëveshja Vatikan-Kinë/ Papa Françesku refuzon të takojë Sekretarin e SHBA appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy