Qeveria e Maqedonisë V. sot vendos për pakon e katërt ekonomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e saj të rregullt të gjashtë sot, me disa pika në rendin e ditës nga programi i saj i punës dhe në interes të qytetarëve.

Në seancën e sotme, Qeveria do të shqyrtojë informacionin mbi pakon e katërt të masave ekonomike për të ringjallur ekonominë në kushtet e Covid-19, thuhet nga shërbimi i shtypit i qeverisë.

Me propozim të Ministrisë së Arsimit sot do të shqyrtohet dhe miratohet një propozim – dekret për mënyrën e organizimit dhe zbatimit të mësimdhënies në rrethana të jashtëzakonshme në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Në rend të ditës qeveria ka edhe pikë propozimin prioritare – ligje brenda fushës së kompetencave të ministrive që duhet të përcaktohen nga Qeveria, dhe Kuvendi t’i miratojë ato deri në fund të vitit 2020./Telegrafi/

Advertisement

The post Qeveria e Maqedonisë V. sot vendos për pakon e katërt ekonomike appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy