Dimitrov: Ndihma financiare prej 120 milion eurove nga BE pritet të arrijë në ditët në vazhdim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas takimit me Komisionerin e Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi, si dhe me ekipin e tij, zv. kryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov njoftoi se në ditët në vijim 120 milion euro ndihmë për Maqedoninë e Veriut duhet të mbërrijnë nga BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bazuar në marrëveshjen financiare të nënshkruar në fund të javës së kaluar, një shumë prej 40 milion euro e mbështetjes së drejtpërdrejtë të buxhetit do të arrijë, ndërsa këto ditë një këst i paketës makro-financiare në shumën prej 80 milion eurove”, tha Dimitrov.

Zv. kryeministri u informua në detaje nga Komisioni Evropian për Planin e shpallur Ekonomik dhe të Investimeve që do të shpallet në fillim të muajit tjetër.

“Ne do të duhet të jemi të durueshëm sepse procesi i konsultimit është ende në vazhdim, ai do të shpallet diku në fillim të tetorit, por padyshim që ne kemi një mundësi të madhe për lidhje infrastrukturore, për një axhendë të gjelbër, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe rajonit”, tha zv. kryeministri.

Advertisement

Ai gjithashtu iu referua fillimit të negociatave me BE-në, të cilat Maqedonia e Veriut i pret në fund të këtij viti. Ai bisedoi për këtë me Komisionerin e BE-së Varhelyi, të cilin e falënderoi për draft kornizën negociuese, të cilën Dimitrov e konsideron si të një cilësie të mirë./Telegrafi/

The post Dimitrov: Ndihma financiare prej 120 milion eurove nga BE pritet të arrijë në ditët në vazhdim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy