Pjesa më e madhe e vendeve europiane po përballen me një rritje të numrit të rasteve të reja të të infektuarve nga koronavirusi, mes tyre edhe Britania e Madhe.
Kryeministri Boris Johnson, i vendosur në një dilemë mes krizës që shkaktoi mbyllja e parë dhe dëmeve në ekonominë e vendit, ka shpalosur nje sere masash.Gjatë një debatit në parlament këtë të martë, kryeministri britanik u kërkoi qytetarëve të veprojnë së bashku, për të shmangur një rezultat edhe më të keq.
BORIS JOHNSON
KRYEMINISTER I BRITANISE SE MADHE“Ne kemi menduar për mbajtjen e një ekuilibri të masave dhe se mendja e shëndoshë e guximi i britanikëve, do të thotë se ne jemi në gjendje të shmangim një katastrofë edhe më të madhe. Por jemi përballë një pikë kthese shumë të rrezikshme. Kjo nuk është në asnjë mënyrë një rikthim në izolimin total. Më vjen keq që kjo do të ndikojë në shumë biznese, por ne duhet të veprojmë”
Masat e reja në Britaninë e Madhe parashikojnë mbyllje e të gjitha barëve, pubeve, restoranteve dhe ambienteve të tjera në orën 22 të mbrëmjes.Të gjithë punëtorët do të vijojnë punën normalisht, por të gjithë ata që kanë mundësi të punojnë nga shtëpia, duhet të repsketojnë punën nga shtëpia.
Të gjithë qytetarët janë të detyruar të ndjekin udhëzimet e distancimit social dhe të mbajnë maskat. Këto masa do të hyjnë në fuqi duke nisur që nga e enjtja. Ndërsa planet për një kthim të pjesshëm të tifozëve në stadiume nga 1 tetori janë pezulluar.Numri i njerëzve që lejohen të marrin pjesë në dasma është ulur në 15.Vetëm të hënën Britania e Madhe raportoi 4.368 raste të reja dhe 11 viktima.
The post Johnson-qytetarëve: Zbatoni masat, jemi para një kthese të rrezikshme appeared first on Vizion Plus.