Prokurorja Vilma Ruskovska njofton se hetimi që filluan sot për reklamim në portale do të shtrihet edhe në partitë e tjera politike.
Këtë mëngjes, Prokuroria Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme konfiskuan dokumentacion nga tre kompani për të kontrolluar se kush, në çfarë mënyre dhe për çfarë shume reklamonin një program politik të paguar.
“Sot filloi hetimi për një parti politike, por ka informacion edhe për partitë e tjera politike, kështu që ne ndoshta do të zgjerojmë hetimin”, tha prokurorja Vilma Ruskovska për “Sitel”.
Gjithçka filloi me Ministrinë e Brendshme, e cila paraqiti në Prokurorinë Publike një raport me të cilin ekziston dyshimi se partitë politike gjatë periudhës parazgjedhore paguanin për reklamat politike në portalet e internetit që ishin me shikueshmëri të ulët./Telegrafi/
The post Ruskovska: Hetimi për reklamim në portale do të zgjerohet edhe ke partitë e tjera appeared first on Telegrafi.