Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump lëshoi një deklaratë të fortë. Ai deklaroi se Irani po planifikon një sulm ndaj SHBA-ve, për t’u hakmarrë për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.
“Sipas raportimeve në shtyp, Irani mund të jetë duke planifikuar një atentat ose sulm tjetër kundër Shteteve të Bashkuara në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e udhëheqësit terrorist Soleimani, i cili u vra sepse po planifikonte një sulm në të ardhmen, vrasjen e trupave amerikanë”, tha ai në “Twitter”.
Trump kërcënoi se nëse diçka e tillë ndodh, kundërpërgjigja e amerikanëve do të jetë shumëfish më e fortë.
“Çdo sulm nga Irani, në çdo formë, kundër Shteteve të Bashkuara do të pritet me një sulm ndaj Iranit që do të jetë 1.000 herë më i madh! Unë dhe ekipi im po monitorojmë nga afër Uraganin Sally jashtëzakonisht të rrezikshëm. Ne jemi të angazhuar plotësisht me udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë për të ndihmuar njerëzit e mëdhenj të Alabama, Luiziana dhe Misisipi.”
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Iranit u tensionuan mjaftueshëm, aq sa u përhapën fjalët për luftë, pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.
The post “Irani po planifikon një atentat kundër SHBA”/ Trump: Do të përgjigjemi 1.000 herë më fort appeared first on Vizion Plus.