Kuvendi i Maqedonisë së Veriut verifikoi mandatin e deputetes Emilija Rambaboca nga koalicioni ‘Mundemi’, e cila vjen në vendin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpasnka.
Në sallën e Kuvendit të pranishëm ishin 63 deputetë, ndërsa për vërtetimin e mandatit votuan 61 deputetë.
Me vërtetimin e mandatit të Rambabovës, shumica qeveritare sërish ka 62 deputetë. Në Kuvend sot ishte edhe deputeti Arben Ziberi, i cili ishte i infektuar me coronavirus, por në testin e fundit rezultoi negativ.
Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i njoftoi deputetët se deputeti Ziberi ka pasur dy teste negative dhe sipas protokollit të ri të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nuk ka vendim për izolim./Telegrafi/
The post Vërtetohet mandati i Emilija Rambabova, shumica sërish ka 62 deputetë appeared first on Telegrafi.