‘TVSH-ja ime’: Pritet të rritet limiti i tremujorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon që të ndërhyjë në projektin ‘TVSH-ja’ i cili sipas tyre po tregohet i suksesshëm.

Në këtë mandat qeveritar, Qeveria pritet që ta rrisë limitin për individ në 2.300 denarë për tremujor dhe 9.200 denarë në vend, gjegjësisht 36.800 denarë për një familje mesatare katër anëtarëshe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të krizës së coronavirusit, në projektin ‘TVSH-ja ime’ kthimi i TVSH-së te produktet e vendit është 20%, ndërsa te produktet e huaja është 10% në mënyrë që të ndihmohet ekonomia vendore. Po ashtu u shkurtuan edhe dhuratat ditore, mujore dhe dhurata kryesore.

Ndryshe, projekti ‘TVSH-ja ime’ tashmë një vit u kthen qytetarëve kthimin e TVSH-së, gjegjësisht qytetarëve marrin të ardhura në këmbim të skanimit të llogarisë fiskale./Telegrafi/

Advertisement

The post ‘TVSH-ja ime’: Pritet të rritet limiti i tremujorit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy