Apple po përgatitet për lansimin e iPhone 12 në ditët në vijim, sipas disa deklaratave jozyrtare.
Raportimet sugjerojnë se kompania mund ta deklarojë lansimin përmes një ngjarjeje virtuale për të treguar telefonin e ri.
Ka qenë e paqartë se si dhe kur saktësisht Apple do të zbulonte serinë e re të iPhone, për të cilën pandemia me koronavirus ia hoqi mundësinë për ta zhvilluar lansimin fizikisht ashtu si edhe shtyu lansimin e telefonit të ri, shkruan Independent.
Por, duket se kompania është duke u përgatitur për një ngjarje online, për të cilën mund të deklarohet nesër.
Përveç iPhone, flitet se Apple do të lëshoj edhe orën e re “Apple”, iPads të ri dhe aksesorë të tjerë si një version i dëgjueseve AirPods, transmeton KOHA.
Apple kishte thënë në korrik se lansimi i iPhone 12 do të shtyhej për shkak të masave të izolimit nga pandemia.