Aktakuzë ndaj Silvana Bonevas, ka marrë 100 mijë euro harxhime për rrugën në mënyrë të paligjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Shkupit sot në Gjykatën Penale ngriti akuza kundër ish-deputetes së OBRM-PDUKM-së Silvana Boeva.

Ajo dyshohet se e mashtroi Kuvendin dhe paraqiti kupona fiskal të rremë, nga pikë-pagesat rrugore në itinerarin Strumicë – Shkup dhe anasjelltas, për të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Me këtë, sipas prokurorisë, Bonevës i janë paguar në mënyrë të paligjshme mbi 100 mijë euro për kuponët fiskal të pikë-pagesave rrugore, kur ndërkohë ajo ka qenë në Shkup, ku ka pasur apartamente, ndërsa kuponat fiskal i ka marrë nga persona të tjerë që kanë udhëtuar nga Strumica në Shkup dhe anasjelltas.
Ndaj akuzave të Prokurorisë ka reaguar Boneva, e cila thotë se nuk janë marrë parasysh provat dhe dëshmitë që ajo i ka dorëzuar.

Boneva thotë se do të luftojë deri në fund për drejtësi, ndërsa e akuzon Prokurorinë për përndjekje politike.

Advertisement

Ndryshe, pas përfundimit të mandatit të saj si deputete, Boneva ishte anëtare e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve./Telegrafi/

The post Aktakuzë ndaj Silvana Bonevas, ka marrë 100 mijë euro harxhime për rrugën në mënyrë të paligjshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy