Lionel Messi përsonazhi I madh I verës në futbollin botëror, ka thyer heshtjen. Nëpërmjet babait agjent, ylli argjentinas I ka kthyerf përgjigje Ligës së futbollit në Spanjë, ku sqaron se klauzola prej 700 milione euro që ka kishte me Barcelonën, ka përfunduar në fund të sezonit 2019-2020 dhe nuk është më e vlefshëm. Ndryshe nga sa u raportua një ditë më parë, mesa duket nuk ka asnjë kthim pas nga Messi dhe duket se vendimi për tu larguar menjehere nga katalanasit nuk ka ndryshuar.Pas kësaj komunikate është me e qartë se kurrë tashmë se Messi dëshiron të mos vazhdojë me bashkëpunimin shumëvjecar me Barcelonen dhe nuk është gati as të paguajaë klauzolen e cmendur prej 700 mln euro për të cilën bëhet edhe debate.Babai I tij menaxher, Jorge Messi ka tre dite që ndodhet në Barcelone në përpjekje për të zgjidhur situatën.Fillimisht ishte liga spanjollë e cila I doli në mbështetje presidentit Bartomeu duke sqaruar se Messi klauzola stratosferike ishte në fuqi e për këtë arsye babi I messit u ul në tavoline me bosin e klubit blaugrana. Të enjten pati indicie të forta se Messi kishte ndërruar mëndje dhe se do të luante edhe sezonin e fundit me Barcelonen para se të largohej si lojtar I lirë. Mirëpo kjo komunikate e kësaj te premteje përmbys sërish situate dhe konfirmon nisjen e një luftë ligjore mes palëve. Mbetet për tu parë nëse palët do të vazhdojë të jenë kaq larg njëra-tjetres apo dikush mes Messit dhe Bartomeut në këtë rast do të tërhiqet, me Manchester Cityn dhe Guardiolen që qëndrojnë në horizont dhe shpresojnë ta kenë lojtarin më të mirë në botë, në gjirin e tyre sa më shpejt dhe të mbuluar me para.
The post Messi i shpall “luftë” Barcelonës appeared first on Vizion Plus.