“Greqia e Turqia bien dakord për bisedime teknike”/ Reagon Athina: S’është e vërtetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Greqia e Turqia bien dakord për bisedime teknike”/ Reagon Athina: S’është e vërtetë

Greqia hedh poshtë deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për ndërmjetësim midis Greqisë dhe Turqisë për të zbutur tensionin në Mesdheun Lindor.

Media greke “ekathimerini” shkruan se dakordësimi për të nisur bisedimet mund të arrihen vetëm me tërheqjen e menjëhershme të të gjitha anijeve turke nga shelfi kontinental grek.

“Ne marrim parasysh synimet e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenber për të punuar për të vendosur mekanizmat e depërshkallëzimit brenda NATO-s”, thanë burimet diplomatike për “ekathimerini”.

Pak më parë, Stoltenberg njoftoi se Greqia dhe Turqia kishin rënë dakord për bisedime, me qëllim shmangien e përplasjeve në Mesdheun Lindor.

Advertisement

“Pas diskutimeve të mia me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për të zvogëluar rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor”, tha ai në një deklaratë.

The post “Greqia e Turqia bien dakord për bisedime teknike”/ Reagon Athina: S’është e vërtetë appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy