Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë vërë hapa të rëndësishëm në pozicionin institucional të subjektit të ri të sigurisë Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Tani kemi Agjenci që punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s, porositi kryeministri Zoran Zaevi në shënimin e një viti të punës së Agjencisë të Sigurisë Kombëtare.
Në fillim, Zaevi të gjithë të punësuarve ua uroi 1 Shtatorin – Ditën e Agjencisë dhe i porositi të vazhdojnë edhe më të motivuar për ndërtimin e një shërbimi bashkëkohor dhe modern të sigurisë, të aftë të merret me të gjitha rreziqet e sigurisë dhe në drejtim të mbrojtjes së interesave të shtetit dhe qytetarëve.
Me fillimin me punë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, theksoi Zaevi, është bërë hapi i fundit për reformë të sigurisë në shtet, pasi paraprakisht me rekomandimet e Pribes, u formua edhe Agjencia Zeknike Operative ATO me çfarë u shkatërrua monopoli që ish DSK-ja e pati në sistemin e ndjekjes së informacioneve.
“Qëllimi i kësaj pakete së bashku me reformat dhe me mbylljen e çështjeve të hapura me dekada me fqinjët, na e hapi rrugën për anëtarësim në NATO dhe BE. Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë bërë hapa të rëndësishëm të pozicionit institucional të subjektit të ri të sigurisë Agjencia e Sigurisë Kombëtare. Tani kemi Agjenci që punon plotësisht në pajtim me Kushtetutën dhe kornizat ligjore, që i ngjan një vendi anëtar të NATO-s”, deklaroi Zaev.
Drejtori i Agjencisë, Viktor Dimovski, në fjalimin e tij para të pranishmëve, porositi se një vit nga themelimi është bërë diskontinuitet i plotë nga e kaluara dhe i gjithë kapaciteti i Agjencisë është vënë në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve.
“Janë ndërmarrë hapa për riekipim kadrovik me ndërmarrjen e kuadrove nga MPB-ja dhe institucione të tjera, si dhe përzgjedhje të kuadrove të reja nga fakultetet më të mira. Janë bërë trajnime edhe për të punësuarit dhe ka filluar bashkëpunimi intensiv me agjencitë e tjera. Me anëtarësimin, Agjencia u bë pjesë e sistemit të sigurisë operative të NATO-s”,deklaroi Dimovski.
The post Zaev: Kemi Agjenci të Sigurisë Kombëtare, siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s appeared first on Telegrafi.