Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se deri më tani janë siguruar 88 njësi të plazmës rikuperuese, nga gjithsej 53 dhurues.
Rreth 70 pacientë trajtohen me plazmë gjaku. Aktualisht, struktura ka 16 njësi të plazmës rikuperuese gati, nëse ndonjë pacient ka nevojë për trajtim.
“Numri i dhuruesve të plazmës rikuperuese nga njerëzit e kuruar nga coronavirusi po rritet çdo ditë. Altruizmi i tyre i lartë është të ndihmojnë pacientët me pamje të theksuar klinike të sëmundjes COVID-19. Unë i nxis të gjithë pacientët e kuruar të dhurojnë plazmë gjaku për të ndihmuar pacientët që aktualisht po luftojnë me virusin”, tha drejtori i institucionit, Sedulla Useini.
Vetëm pacientët e kuruar nga coronavirusi mund të dhurojnë plazmë gjaku. Ata duhet të aplikojnë përmes formularit elektronik në faqen e internetit të Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit.
The post Me plazmë gjaku trajtohen rreth 70 pacientë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.