Të jep energji, të hap sytë në mëngjes dhe ka një shije dhe aromë fantastike. Megjithatë si gjithçka e mirë edhe ajo duket konsumuar me kujdes. Po si mund ta kuptojmë nëse po e teprojmë me kafenë dhe që po na bën keq?
Nëse shfaqni këto simptoma është e këshillueshme të kontrolloni sasinë e kafeinës.
Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë
Ndiheni të lodhur ditën tjetër
Kafeja stimulon sistemin nervor për shkak të përmbajtjes së kafeinës dhe gjithashtu përmirëson performancën fizike me 11-12%. Por ka një anë të keqe. Studimet tregojnë se pasi pini shumë kafe, mund të ndiheni të lodhur ditën tjetër dhe të përballeni me përgjumje.
Keni ankth
Dozat e larta të kafeinës sjellin një gjendje ankthi dhe nervozizmi. Nëse vini re se bëheni nervoz shumë shpejt, bëni mirë të kontrolloni sasinë e kafeinës.
Përjetoni pagjumësi
Kafeina ju mban zgjuar dhe mund të ketë pasoja për gjumin. Studiuesit kanë treguar se konsumi i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur.
Keni rrahje të shpeshta të zemrës dhe përjetoni lodhje
Efekti i rrahjeve të shpejta të zemrës nuk shfaqet te të gjithë njerëzit, por gjithsesi është i zakonshëm. Është vërtetuar që një efekt i tillë është më i përhapur te të rinjtë. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për personat që kanë probleme me presionin e gjakut.
Ndiheni të varur prej saj
Studimet kanë treguar se kafeina rrit metabolizmin me 3-11%. Sidoqoftë, është e rëndësishme që të tregoheni të kujdesshëm pasi disa njerëz janë jotolerantë ndaj kafesë dhe efekteve të saj negative.