“Monstra” vazhdon me prezantimin e dëshmitarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me prezantimin e dëshmitarëve nga prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdoj procesi gjyqësor për rastin “Monstra”.

Në seancën e fundit dëshmi ka dhënë shefi i sektorit për ekspertizë në vendin e ngjarjes pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dëshmia e tij ka zgjatur shkurtër dhe kishte lidhje me dëshmitarin lidhur me gjetjen e automobilit “Opel Omega” për të cilin në aktakuzë thuhet se është shfrytëzuar nga ana e të pandehurve të cilët e kanë kryer vrasjen e më 12 prill në Liqenin e Smillkovës.

Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski në prill të vitit 2012 akuzohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq (në arrati) dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheqin gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, ndërsa akuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Advertisement

The post “Monstra” vazhdon me prezantimin e dëshmitarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy