Deputeti i partisë “E majta’, Dimitar Apasiev në fjalimin e sotëm në Kuvend, duke i bërë replikë Damjan Mançevskit tha se emri i shteti është ndryshuar në mënyrë ‘pederaste’.
“T’ju kthej më prapa në histori kur mandatari i tanishëm duhej të jepte dorëheqje. Ishte nata e referendumit të pasuksesshëm, duhej ta kthenit mandatin dhe jo, të shkoniu deri në fund”, tha Apasiev duke kërkuar falje nga bashkësia LGBT.
Ai tha se ndryshimi i emrit vjen pa legjitimitet dhe se nënshkruesit e marrëveshjen duhet të jenë pas has grilave.
“Këto janë zgjedhjet e fundit ku ju fitoni 40 deputetë, për shkak se edhe në botë social-demokracia nuk është seksi”, tha Apasiev.
Deputetit Apasiev ju tërhoq vëmendja nga kreu i Kuvendit, i cili tha se deputetët duhet të kujdesen për fjalorin./Telegrafi/
The post Apasiev: Ndryshimi i emrit ishte pederaste appeared first on Telegrafi.