Gjykata i hap rrugë protestës kundër masave kufizuese në Berlin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata i hap rrugë protestës kundër masave kufizuese në Berlin

Një gjykatë në Berlin hodhi poshtë vendimin që ndalonte protestat kundër kufizimeve të koronavirusit në Gjermani.

Gjykata Administrative e Berlinit vendosi të premten që protesta mund të zhvillohet në qytet të shtunën me disa kushte. Tubimi pritet të mbledhë mijëra njerëz, në një kohë kur rastet me COVID-19 po shtohen.

Advertisement

Gjatë kësaj jave, autoritetet njoftuan se do të ndalonin protestat për shkak të shqetësimit që është krijuar nga infeksionet.

Por organizatorët e protestës akuzuan qeverinë se po u mohon atyre lirinë e tubimit dhe të të shprehurit. Një protestë e ngjashme u mbajt në kryeqytetin gjerman në fillim të gushtit.

The post Gjykata i hap rrugë protestës kundër masave kufizuese në Berlin appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy