Viti shkollor duhet të fillojë më 1 tetor 2020 në vend të 1 shtatorit.
Në seancën e djeshme, Qeveria miratoi Protokollet për veprimin e shkollave fillore dhe të mesme për realizimin e procesit arsimor me prezencë fizike të nxënësve në vitin akademik 2020/2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protokolli për shkollat fillore dhe të mesme përcakton që mësimi duhet të zhvillohet në përputhje me masat e mbrojtjes, domethënë mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe higjiena e duarve.
Dje në Qeveri u mbajtën takime të ndara të përfaqësuesve të prindërve që janë për arsim online dhe përfaqësuesve të prindërve që mbrojnë për prezencë fizike.
“Në takime, përfaqësuesit e të dy grupeve të prindërve patën mundësinë të shprehin pikëpamjet dhe argumentet e tyre, si dhe të informohen në detaje për vendimin e Qeverisë për modelin sipas të cilit mësimi në arsimin fillor dhe të mesëm do të organizohet në kushtet me Covid-19, i cili u miratua në bazë të analizave të ekspertëve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive”, informojnë nga Qeveria.
Nga Qeveria theksojnë se ky model i kombinuar u theksua në takim, ndërsa pranohet si një model që zvogëlon shumë rreziqet për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve dhe në të njëjtën kohë siguron zbatimin e programeve.
Autoritetet kujtojnë se nëse situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme, do të lejohet kthimi gradual me praninë fizike të të gjithë fëmijëve në shkolla./Telegrafi/
The post Viti shkollor në Maqedoni do të fillojë më një tetor appeared first on Telegrafi.