Ulet numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti për Shëndet Publik, numri dhe përqindja e rasteve pozitive me coronavirus në vend po zvogëlohet.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.914, numri i pacientëve të shëruar është 10.507, numri i vdekjeve është 578, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.829. Në Shkup janë 884 raste aktive, Kumanovë-361, Shtip-228, Tetovë-180, Kavadar-90, Gostivar-286, Sveti Nikollë-71, Kërçovë-86.

Gjithsej 83 pacientë janë shtruar në spital në Klinikën për Sëmundje Infektive, nga të cilat 50 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, nuk ka ventilim mekanik.

19 pacientë të rritur, pozitivë me COVID-19, gjashtë fëmijë pozitivë, një nënë dhe një fëmijë i dyshuar për virusin u shtruan në spitalin e Kozles.

Advertisement

Gjithsej 48 pacientë u shtruan në spital në “8 Shtatori”, nga të cilët pesë pacientë janë në respirator./Telegrafi/

The post Ulet numri i rasteve të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy