Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, pas takimeve në Athinë dhe Ankara shprehet se palët janë të gatshme të ulen në dialog.
Pas takimit me homologun turk Cavusoglu, diplomati gjerman bëri thirrje për uljen e tensioneve, duke paralajmëruar se një “shkëndijë, mund të çojë dy vendet drejt një katastrofe”.
HEIKO MAAS
MINISTER I JASHTEM I GJERMANISE
“Situata aktuale në Mesdheun lindor është … një lojë me zjarrin, dhe çdo shkëndijë – sado e vogël – mund të çojë në një katastrofë. Ajo që na nevojitet tashëm janë sinjalet kundër përshkallëzimit të tensioneve dhe një gatishmëri për dialog. Askush nuk dëshiron ta zgjidhë këtë çështje në një mënyrë militariste”
Cavushoglu dkelaoir se vendii tij është i gatshëm për bisedime me Athinën zyrtare, e cila nuk duhet të vendosë parakushte për zgjidhjen e çëshjes për kerkimet në Mesdheun Lindor.
MEVLUT CAVUSOGLUMINISTER I JASHTEM I TURQISE
“Ne jemi në favor të negociatave për ndarje të ndershme, por askush nuk duhet të parashtrojë parakushte. Ne nuk mund të negociojmë me parakushtet e përcaktuara nga Greqia. Unë do doja të këshilloja Athinën që të heqë dorë nga veprimet e saj. Theksoj se nëse Greqia nuk vepron në sens të përbashkët dhe nëse ndërmes një hap në drejtim të gabuar, ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme pa asnjë hezitim.”
Presidenti turk Recep Tajip Erdoan ka deklaruar se Greqia po “rrezikon sigurinë bregdetare të të gjitha anijeve në rajon. Ai madje ka paralajmëruar se Turqia nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe se do të vazhdojë kërkimet për gaz në Mesdheun Lindor.
RECEP TAYYIP ERDOGANPRESIDENT I TURQISE
“Turqia nuk do të bëjë as hapin më të vogël pas sa i përket operacioneve të Orus Reis dhe as në lidhje me flotën tonë detare. Përkundrazi, Turqia do të veprojë me më shumë vendosmëri në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të saj”
Si kundërpërgjigje, Athina zyrtare dhe Qipro kanë nisur mëngjesin e kësaj të mërkure një stërvitje të përbashkët ajrore dhe detare. Ndërsa anija kërkimore turke Oruc Reis vijon kërkimet e saj të gazit, e shoqëruar nga nijet luftarake në brighjet e ishujve të cilët Greqia i konsideron pjesë të saj.
The post Erdogan: Turqia do të mbrojë me forcë të drejtat e saj/ Gjermania përpiqet të “ulë gjakrat” appeared first on Vizion Plus.