
Pas mesnatës, Kuvendi verifikoi dorëheqjen e Naser Nuredinit nga BDI. Dorëheqja e Jagoda Shahpaskas mbetet për t’u verifikuar, me çkda do të plotësohet lista e deputetëve që dhanë dorëheqjen nga mandati parlamentar për të qenë pjesë e qeverisë së re.
Janë konfirmuar dorëheqjet e Zaevit, Ljupço Nikollovskit, Radmilla Sheqerinskas, Oliver Spasovskit, Mila Carovskas dhe Nikolla Dimitrovit.
Në vend të tyre, u verifikuan mandatet e deputetëve të rinj – Dragica Gjavoçanova, Zekir Ramçiloviq, Belkisa Zeqiri, Slavjanka Petrovska, Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Miroslav Bogdanovski./Telegrafi/
The post Naser Nuredini dorëzon mandatin e deputetit appeared first on Telegrafi.
Advertisement