
Propozimi për përbërjen e Qeverisë së re dhe programit të saj më shumë gjasa nesër do të dërgohet në Kuvend, ndërsa sot do të vërtetohen mandatet e deputetëve të rinj të cilët do t’i marrin mandatet nga deputetët që do të kenë funksione në Qeveri.
Sipas paralajmërimeve, gjatë fundjavës pritet të formohet Qeveria e re, e 13-ta e Maqedonisë dhe do të udhëhiqet nga kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, thuhet se Ahmeti tashmë i ka bindur zërat që kundërshtonin propozimin për emërimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.
Gjatë ditë së sotme edhe Izet Mexhiti dhe deputeti Arben Ziberi u shprehën se do të votojnë për Qeverinë e re./Telegrafi/
The post Nesër në Kuvend hyn propozimi për përbërjen e re qeveritare appeared first on Telegrafi.