“CoWork” në Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“CoWork” në Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve të rinj

Fillon zbatimi i projektit CoWork për mbështetje të sipërmarrësve të rinj.

Projekti CoWork i cili përkrahet financiarisht nga Komuna e Gostivarit, organizata World Chicago nga SHBA, si dhe kompania lokale Lucky Media, ka hyrë në fazën e realizimit.

CoWork – Gostivar i organizatës YEP është një Qendër e Përbashkët Pune (Coworking Space) e krijuar posaçërisht për të mbështetur sipërmarrësit e rinj si dhe ata që punojnë nga distanca, për kompani të ndryshme (Remote Work).

Advertisement

CoWork është një hapësirë moderne dhe inovative që do të motivojë sipërmarrësit e rinj të ndërmarrin një hap përpara drejt karrierës të tyre profesionale. Anëtarët e hapësirës mund të jenë të profesioneve të ndryshme si avokatë, kontabilistë, specialistë të marketingut, arkitektë, fotografë, redaktorë të videove, konsulentë, si dhe profesione që lidhen ngushtë me trendet digjitale.


Qëndrueshmëria afatgjate e projektit do të sigurohet nga anëtarësimi modest që do paguhet për shfrytëzimin e shërbimeve të hapësirës si p.sh. tavolinë private, internet optik, rrymën, dhomë takimesh, kuzhinë, mirëmbajtje, printim, sirtar personal etj.

Kjo iniciativë organizohet në vendin ku më herët ka qenë kolegji Yahya Kemal. /Telegrafi/

Advertisement

The post “CoWork” në Gostivar për mbështetje të sipërmarrësve të rinj appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy