Një fëmijë është shpëtuar mrekullisht gjatë ditës së sotme në Greqi.
Fëmija 3-vjeçar është shpëtuar sot nga një traget që bën linjën Rio-Antirio në Patër.
Siç shihet në video vogëlushja ndodhej në një kamërdare, në kohën që u shty nga era në det të hapur.
Ka qenë një udhëtar i tragetit që e zbuloi vogëlushen dhe lajmëroi stafin e tragetit,marinarët e të cilit mundën të shpëtojnë atë.
Familjarët po e kërkonin në panik vogëlushen ne breg të plazhit aty pranë dhe pak më vonë kanë qenë rojet bregdetare që ua dorëzuan vogëlushen duke iu treguar se ku u gjet fëmija.
Behet me dije se prindërit e vogëlushes do të thirren për të dhenë shpjegime,ndoshta ndaj tyre do të ngrihet edhe akuzë për braktisje të mituri.
Më poshtë pamjet:
The post VIDEO/ Ndodhej në det të hapur mbi kamerdare, shpëtohet mrekullisht fëmija appeared first on Vizion Plus.