Kallëzim penal kundër dy personave nga Dibra për sulm ndaj policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndaj dy personave nga Dibra do të ngritet kallëzim penal për sulm ndaj një nëpunësi policie.

““Për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale rrezikim i sigurisë dhe ‘sulm ndaj një zyrtari gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë’, Sektori i Punëve të Brendshme nga Dibra ngriti kallëzime penale
kundër U.J (55) nga Dibra, si dhe kundër E.J (18) nga Dibra, për veprën penale ‘parandalimi i personit zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare”, tha Stefan Dimoski, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri.

Ai shtoi se më 5 gusht në orën 17:15 pasdite, në rrugën kryesore në qytetin “Bratstvo Edinstvo” E.J. pasi u ndalua me biçikletë, ai nuk pranoi të dorëzojë dokumentet personale dhe të patentë shoferit nëpunësve të policisë.

“Kundrejt kësaj ka nisur debat me nëpunësit e policisë të cilët kanë bërë kontrollin në komunikacion. Pas një kohe të shkurtër, në një debat verbalë është kyçur edhe U.J i cili në mënyrë agresive është sjellë ndaj nëpunësve të policisë, ndërsa pastaj fizikisht i ka sulmuar theksoi, Dimoski.

Advertisement

Nëpër rrugët e qytetit nuk është i vogël numri i të rinjve të cilët lëvizin me moped dhe me shpejtësi të madhe, të cilët gjatë natës i shqetësojnë banorët e qytetit me zhurmën që e krijojnë./Telegrafi/

The post Kallëzim penal kundër dy personave nga Dibra për sulm ndaj policisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy