Senatorja amerikane Kamala Harris ka pranuar të jetë zyrtarisht kandidate demokrate për nënpresidente e shteteve te bashkuara duke u bërë gruaja e parë afro amerikane e cila garon për këtë post.Duke folur në natën e tretë të Kuvendit Kombëtar të Demokratëve, Harris bëri thirrje për mbështetur kandidatin për president Joe Biden në votimet e muajit nëntor, ndërsa kritikoi ashpër presidentin aktual Donald Trump për trajtimin e pandemisë së koronavirusit dhe të ekonomisë, duke thënë se “dështimi i tij në udhëheqje ka kushtuar jetë”.
“Kaosi i vazhdueshëm dhe paaftësia e udhëheqjes së Donald Trump ka kushtuar jetë dhe kjo na ka bërë të ndihemi të frikësuar, kërcëcnimi po na bën të ndihemi të vetëm. Ne meritojmë shumë më tepër”, tha Harris.
Edhe ish presidenti Barack Obama kritikoi ashpër pasuesin e tij Trump duke thënë se ai po e trajtont presidencën si “një shoë” që po vë në rrezik demokracinë me udhëheqjen e tij të papërshtatshme.
“Donald Trump nuk është rritur në punë sepse nuk mund ta bëjë. Dhe pasojat e këtij dështimi janë të rënda. Miliona vende pune janë mbyllur. Reputacioni ynë krenar në të gjithë botën është zvogëluar dhe institucionet tona demokratike po kërcënohen si kurrë më parë”, u shpreh Obama.
Kandiati demokrat 77 vjeçar Joe Biden kryeson në sondazhet përpara zgjedhjeve të nëntorit. Nëse zgjidhet, ai do të jetë presidenti më i madh në moshë që amerikanët votojnë.
The post Kamala Harris zyrtarisht kandidate/ Obama: Pasojat e dështimit të Trump janë të rënda appeared first on Vizion Plus.