Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë se si ta bëjnë çokollatën me përfitime shëndetësore si ajo e zeza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për vite ne kemi dëgjuar një numër të madh të mira shëndetësore të çokollatës së zezë, por ajo nuk e ka ndalur që të mos përdoren çokollatat tjera të cilat nuk i kanë të njëjtat përfitime si ajo e zeza, transmeton lajmi.net.

Por, tani shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë që çokollatën me qumësht ta bëjnë të shëndetshme ashtu si çokollatën e zezë.

Çokollata e zezë ka nivel të lartë të komponimeve fenolike, që thuhet se kanë veti anti-inflamatore që mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Zbuluesit nga Shtetet e Bashkuara kanë gjetur një mënyrë se si ti përfshijnë këto të mira në qumështin e çokollatës duke i vendosur ekstra lëvore kikiriku, një produkt i cili zakonisht mbetet kur bëhet gjalpi i kikirikut dhe ëmbëlsirat.

Advertisement

Kjo nënkupton që njerëzit mund të shijojnë akoma çokollatën më qumësht me përfitime tjera.

Studiuesit zbuluan se ekstrakti i lëkurës së kikirikut ngre nivelin e antioksidantit ndërsa ruan aromën e ëmbël të çokollatës dhe strukturën kremoze.

Produkti përfundimtar pra shijon njësoj si çokollata me qumësht, kështu që asnjë aromë nuk sakrifikohet në këtë proces. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy