Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj thonjtë e dobët dhe që thyhen lehtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj thonjtë e dobët dhe që thyhen lehtë

Nëse keni thonj që këputen gjëja e parë që na shkon në mend është të përdorim një forcues me bazë kalciumi dhe keratine dhe e dyta është të masazhojmë thonjtë me vaj ulliri dhe limon. Mund ta bëni këtë gjë çdo darkë. Kjo është një përbërje shumë e mirë antioksiduese që forcon ndjeshëm thonjtë. Nëse shihni që thonjtë tuaj nuk janë aq mirë sa duhet edhe më këto trajtime atëherë arsyeja përse thonjtë ju thyhen mund të jetë për shkak të mungesave që ka trupi.

Përse thyhen thonjtë?

Nga mungesa e kalciumit dhe vitaminës A. Nëse thonjtë thyhen edhe nëse i bëni me forcues, atëherë bëni mirë të rrisni konsumin e vitaminës A dhe të kalciumit sepse mesa duket keni mungesa të mëdha. Vitamina A gjendet tek mishi, peshku, frutat dhe perimet me ngjyrë jeshile-portokalli.

Nëse thonjtë kanë krijuar si “rrudha” me ulje ngritje, tregojnë që keni probleme me hekurin. Nëse edhe flokët i keni të dobët dhe ju bien përgjatë kësaj kohe, mundësitë janë shumë të lartë që të keni anemi. Një analizë gjaku do të qartësojë situatën tuaj.

Advertisement

Ka disa suplemente që ju ndihmojnë në forcimin e thonjve dhe të flokëve dhe janë biotina, hekuri, kalciumi, omega 3, zinku, vitamina A. Një dietë e balancuar bën të mundur që të merrni gjithçka që ju duhet./ Living

The post Çfarë tregojnë për shëndetin tuaj thonjtë e dobët dhe që thyhen lehtë appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy