Bajern apo Lion? Kush do të jetë skuadra që do të sfidojë PSG në finale e madhe të champions league me 23 gusht në Lisbonë? Kjo dileme do të zgjidhet sonte në mbrëmje në sfidën e dytë gjysmëfinale, e cila do të transmetohet në platformën Tring. Përplasja tjetër franko-gjermane, sheh si favorite Bayernin, skuadër e cila tronditi Europian, duke shkërmoqur 8 me 2 Barcelonën në çerekfinale. Numrat janë të gjithët në favor të bavarezeve. Skuadra e Hansi Flik mund të mbështetet tek një forme fizike mbresëlënëse si ekipe e për më teper tek dy elemente që po tërheqin skuadrën. Levandovski nje bomber në moment super dhe Myler I rigjetur nga tekniku Flik. Ky i fundit gjithsesi nuk i zë besë Lionit dhe lkërkoi përqëdrnim maksimal që Bajern të siguroje triplen dhe të kthehet në fronin e europës pas 7 vitesh mungesë. Skuadra fituese ndaj Barcës nuk pritet të ndryshoje. Pavard është rikuperuar dhe do ta nisë nga stoli ndërsa Perisic është në avatazh në balotazhin me Koman. Në krahun tjetër Lioni vjen pa presionin e favoritit dhe do të tentojë të bëjë mrekullinë e trete pasi nxori jashtë Juventusin dhe Manchester Cityn. Tekniku Rudi Garsia do vendose Dembele në krah të Depait pasi arriti ti shënojë dy gola skuadrës së Pep Guardioles. Kjo është hera e 9 që Bayern dhe Lion luajnë në kompeticionet europiane, teksa gjermanet kanë fituar 4 ndeshje, 2 francezet dhe ndeshje janë mbyllur në barazim. Sfida e Jose Alvalades do gjykohet nga spanjolli Antonio Mateo Lahoz.
The post Bayern do finalen e Champions, por Lyon kërkon një tjetër surprizë appeared first on Vizion Plus.