Kim Jon Un jep urdhër që të sekuestrohen të gjithë qentë shtëpiakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kim Jon Un jep urdhër që të sekuestrohen të gjithë qentë shtëpiakë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, urdhëron konfiskimin e qenve shtëpiakë, duke thënë se mbajtja e tyre përfaqëson tendencë perëndimore.

Siç shkruan “Neë York Post”, Kim nxori direktivën në korrik për të grumbulluar kafshët shtëpiake, duke pretenduar se ato ishin pjesë e një tendence të “njollosur” nga ideologjia borgjeze.

Qytetarët që posedojnë qen, i druhen faktit se mund të përfundojnë në darkën e dikujt.

“Njerëzit e zakonshëm rritin derrat dhe bagëtitë në verandat e tyre, por zyrtarë të rangut të lartë dhe të pasurit kanë qenë shtëpie, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi në mesin e klasave të ulëta”, tha një burim për botimin në anglisht të Chosun Ilbo, një gazetë e Koresë së Jugut.

Advertisement

“Autoritetet kanë identifikuar familjet me qenë shtëpiakë dhe po i detyrojnë ata të heqin dorë ose do të konfiskohen me forcë dhe do të vriten”.

Teksa regjimi në Korenë e Veriut thotë se masa është për të larguar tendencën kapitaliste në Pyongyang, njerëzit që posedojnë qen, kanë frikë se duke pasur parasysh mungesën e ushqimit në Korenë eVeriut – dhe prirjen për të ngrënë mish qensh – direktiva ka ardhur vetëm për të ushqyer masat.

The post Kim Jon Un jep urdhër që të sekuestrohen të gjithë qentë shtëpiakë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy